Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Eduart Lamin.
Lami u arrestua dy ditë më parë, pas kontrolleve të ushtruara për vrasjen e Lulzim Vishës.
Në disa ambienete në pronësi të Lamit dhe kushëririt të tij, Ervis Lami që u shpall në kërkim, policia gjeti një armë zjarri si dhe municione.
Lami ka deklaruar para hetuesve se nuk ka pasur konflikt me familjen Visha.
Ai është shprehur në dëshminë e tij, se në dijeninë e tij, nuk kanë pasur asnjë debat apo përplasje.
“Nuk kemi pasur konflikt me familjen e viktimës. Në dijeninë time nuk kemi pasur asnjë debat apo përplasje. Nuk e di për pjesëtarë të tjerë të familjes nëse kanë pasur konflikte me dy vëllezërit Visha. Por unë personalisht dhe nga ajo çfarë di unë nuk kemi pasur konflikte.”, tha Eduart Lami./abcnews.al