“Lufta te porta, po a kemi ushtri” kjo ka qenë tema e emisionit “log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo.
Lidhur me këtë temë analisti Skënder Minxhozi tha se duke parë armatosjen e Serbisë Shqipëria dhe Kosova duhet të rikonceptojnë sigurinë, duke shtuar se në këtë moment ka sens edhe shprehja “Ballkani fuçi baruti”.
“Serbia siç dihet predikon atë të bashkëpunimit me 4 partnerë, Kinë, Rusi, SHBA dhe BE, përpiqet të mbajë disa kunguj në një sqetull për të krijuar një lloj alkimie. Armatimi i Serbisë dëshmon një urgjencë në rajonin tonë për të rikonpceptuar sigurinë. Pra është është një lëkurë leopardi kaq e rrezikshme sa në këto momente ka sens shprehja :Ballkani si fuçi baruti”, tha Minxhozi.
/Abcnews.al/