Armani solidarizohet me Ukrainën, gjesti që i preku të gjithë në Javën e Modës në Milano

schedule12:20 - 1 Mars, 2022

schedule 12:20 - 1 Mars, 2022

Giorgio Armani ka treguar mbështetjen e tij për Ukrainën. Dizajneri i famshëm zgjodhi të prezantonte koleksionin e ri gjatë Javës së Modës në Milano në heshtje ndërsa modelet ecnin në pasarelë. 87-vjeçari tha se vendimi për të mos vënë muzikë ishte një shenjë respekti ndaj njerëzve të prekur nga tragjedia në Ukrainë.

Një modele ecën në pistën e shfaqjes së Giorgio Armani të dielën gjatë Javës së Modës në Milano.

Ndërsa modelet ecnin në pasarelë, Armani ka dashur që të flasë përmes heshtjes. Meshkujt dhe femrat u ngjitën në pasarelë me veshje nga koleksioni i vjeshtës 2022, ku dëgjoheshin vetëm duartrokitjet nga pjesëmarrësit që ndiqnin sfilatën.

“Gjëja më e mirë që mund të bëjmë është të dërgojmë një mesazh që nuk duam të festojmë sepse diçka shumë shqetësuese po ndodh rreth nesh”, tha Armani.

Një modele ecën në pistën e shfaqjes së Giorgio Armani të dielën gjatë Javës së Modës në Milano.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!