Armando Sadiku braktis stërvitjen e Kombëtares

schedule14:50 - 20 Mars, 2019

schedule 14:50 - 20 Mars, 2019

Kombëtarja mund të humbasë sulmuesin e saj kryesor, Armando Sadikun, për ndeshjet eliminatore të Evropianit, të paktën për atë ndaj Turqisë. Autori i dy golave në miqësoren e vitit 2017, pësoi një dëmtim në stërvitje dhe u detyrua ta linte në mes seancën përgatitore në kompleksin “Tropikal” në Durrës.

Nuk dihet ende shkalla e dëmtimit, pasi Sadiku do të vizitohet nga mjekët e ekipit përfaqësues, por për momentin shqetësimi është i madh. Sulmuesi u kthye në kombëtare pas një mungese të gjatë, edhe kjo për shkak dëmtimi, dhe shihej si shpresë e madhe për rezultat pozitiv ndaj Turqisë.

Trajneri Panuçi ka pak alternativa në sulm, pasi Cikalleshi është gjithashtu i dëmtuar, ndërsa Bekim Balaj nuk është në formën më të mirë fizike. Nëse Sadiku nuk ia del, italiani mund të jetë I detyruar të marrë sulmuesin e Shpresave, Vrionin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!