Nuk ka qenë vetëm dëmtimi që e ka penguar. Natyrisht, ajo që i ndodhi në dhjetor të 2022-it ishte një fatkeqësi në karrierën e Armando Brojës, por ai po vuante edhe më parë.
Sulmuesi i kombëtares angleze ka arritur në një moment që duhet ta konsiderojë seriozisht një ndryshim.
Kjo sepse po luan shumë pak, gjëja më e keqe për një sulmues, dhe po rrezikon vendin edhe tek Shqipëria.
Në 20 ndeshje të Premier Ligës këtë sezon, Broja ka munguar në 8 për shkak dëmtimi, ka qenë 5 herë titullar dhe 7 herë ka hyrë si zëvendësues, duke luajtur më pak se 400 minuta ndër 1800 gjithsej.
Ai nuk ka qenë kurrë titullar në Kupën e Ligës, duke luajtur vetëm 17 për qind të minutave. E njëjta situatë ka qenë edhe sezonin e kaluar, madje edhe më keq për shkak të konkurrencës dhe dëmtimit.
Nga 38 javë të Premier Ligës, shqiptari ka qenë I lënduar në 25 prej tyre, dhe iu besua posti I titullarit vetëm dy herë nga trajnerët Tuhel e Poter. Pas gjithë këtyre problemeve, bilanci I atij që cilësohet si sulmuesi kryesor kuqezi është I varfër.
Broja ka shënuar vetëm 2 gola në rreth 16 muaj, dhe ka shërbyer vetëm një asist. Statistikat flasin qartë që sulmuesi 22-vjeçar duhet të ndërrojë ekip për të ringjallur karrierën dhe për t’u kthyer në kombëtaren shqiptare në Euro 2024.
Futbollisti e tregoi talentin e tij në të kaluarën, por problemet fizike sidomos, dhe aktivizimi i paktë nuk e lejuan të ishte pjesë e kuqezinjve në eliminatoret e Europianit. E kaluara e vërteton se Armando ka shpërthyer kur i është dhënë mundësia të ishte në fushë.
Broja shkëlqeu kur ishte tek Sauthemptoni në Angli, duke qenë një nga të rinjtë më premtues në ishull, dhe një rekordmen I moshës në Premier Ligë.
Ylli kuqezi shënoi 9 gola e shërbeu një asist për “Shenjtorët”, ndonëse ishte vetëm 19 vjeç kur nisi aventurën në stadiumin “Sent Meri”. Po ashtu, nuk harrohet paraqitja e tij e mrekullueshme tek Viteshe në Holandë, edhe pse ishte 18 vjeç.
Në elitën holandeze realizoi plot 10 gola. Natyrisht, për Brojën nuk mungon interesimi. Në Angli, besohet se Uest Hemi, por edhe Njukasëlli mendojnë për të.
Nga ana tjetër, Benfika do të ishte një ekip ku mund të luante, ndonëse liga portugeze është shumë më poshtë asaj angleze. Mes klubit nga Lisbona dhe Çelsit janë zhvilluar bisedime, dhe Blyutë e Londrës kërkojnë mbrojtësin Antonio Silva, duke ofruar 60 milionë euro, plus kartonin e Brojës që mund të vlejë rreth 20 apo 25 milionë euro. Pritet të shihet se çdo të sjellë janari./abcnews.al