Armand Duka, kreu i FSHF, është i ftuari special në emisionin “Pressing” në ABC News. Gjithçka nis prej orës 22:30 dhe emisionin mund ta ndiqni KËTU. Ka shumë për të folur, sidomos në kushtet aktuale kur Superiorja ka vendosur të bojkotojë kampionatin.
Përballë moderatorit Gerti Çarçani, Duka pritet të flasë hapur dhe të shprehë edhe qëndrimin e Federatës Shqiptare të Futbollit, që dihet se është krah klubeve të futbollit. Normale diçka e tillë.
Sigurisht nuk do të mungojnë edhe replikat e me qeverinë, apo me vetë kryeministrin Edi Rama, i cili për të disatën herë kur i thuhet për të ndihmuar futbollin, përmend pagat e deklaruara si të punonjësve fason. Një emision i gjithi për të ndjekur… / abcnews.al