Armand Duka: “Final Four” formati më i ri i Superiores, shpresoj që tifozët të kënaqen

schedule13:52 - 13 Maj, 2024

schedule 13:52 - 13 Maj, 2024

Para fillimit të ceremonisë së shorteut të “Final Four”, para mikrofonit doli presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili foli për Superioren.

“Muaji maj është muaji i verdikteve në futbollin shqiptar. Superiorja është gara më e rëndësishme. Dua t’i falenderoj dhjetë klubet e Superiores, futbollistët, trajnerët dhe të gjithë ata që kanë mbështetur Superioren.

Kampionat me shumë garë dhe konkurrencë. Katër skuadrat që janë pjesë e këtij turneu final, janë skuadrat që kanë patur rrugëtimin e tyre, me shumë grafiqe të ndryshme gjatë rrugës. Urojmë që të kënaqim të gjithë spektatorët dhe të fitojë më i miri.

Ky është një format i ri në Superiore, për herë të parë. Uroj që performancat e skuadrave t’u japin përgjigje pozitive të gjithëve. Jam shumë i sigurt se ky format do i shërbejë garës. Suksese Egantias, Partizanit, Vllaznisë dhe Skënderbeut. Uroj të kënaqen tifozët në stadiume dhe ata që do e ndjekin nga ekrani”, u shpreh Duka./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!