Armand Duka, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit ka folur në “Log.” për krijimin e një shtrati ligjor për përmirësimin e sportit që kërkojnë shqiptarët duke theksuar se për zhvillimin e tij duhet të ketë disa ligje. Ai theksoi se futbolli sot nuk mund të mbajë veten dhe duhen bërë disa gjëra për ta ngritur në këmbë.
‘Kjo çështja e krijimit të një shtrati ligjor për përmirësimin e sportit që kërkojnë shqiptarët, duhet të ketë disa ligje që të bëjnë që të zhvillohet. Çdo vend për të pasur sa më shumë produkte ka një institucion që quhet ABZHR, Dihet që ato projekte bujqësore nuk janë për tregun shqiptar dhe financohen nga këto. Futbolli sot nuk mund të mbajë veten, Duhen bërë disa gjëra që të ngrehet në këmbë. Kemi kopjuar vendet europiane dhe vendet rrotull nesh. Kemi pasur një lloj dakordësie nga vetë kryeministri për t’i thënë mjaft spontanitetit për zhvillimin e futbollit. Duke pasur parasysh se një pjesë e atyre që u thanë në tavolinë nuk u realizuan, u zgjodh bojkoti”, deklaroi Duka.
Ai u shporeh se sot një euro e investuar në futboll është e barabartë me katër euro të kursyera nga buxheti i shtetit pasi përmes sportit të rinjtë qëndrojnë larg veseve të këqija dhe zhvillojnë aktivitet fizik si një e mirë për shëndetin e tyre.
‘Ligji i sponsorizimeve ka prodhuar zero lekë për sportin dhe futbollin shqiptar. Ato pikat e tjera që janë aty nuk janë shumë esenciale krahasimisht me këtë, për krijimin e një fondi për të krijuar marrëdhënie me biznesi. Shumëkush mund të thotë që biznesi i shteti vendos. Kjo bën taksative që një pjesë e buxhetit të shkojë për sportin. Nuk është se nuk na e japin sepse na kanë inat por nuk e gjykojnë prioritet. Ka ardhur koha të mendojmë shumë për këto gjëra. Nëpërmjet krijimit të një shtrati të zhvillimit normal të këtij sporti. Kjo nuk është shkencë e imja por e provuar në të gjithë Europën. Një euro e investuar në futboll është e barabartë me katër euro të kursyera në buxhetin e shtetit. Të rinjtë shpëtojnë nga droga apo edhe nga burgjet. Ne themi që të vendoset një gjë sa më minimale” tha ai.
Duka mori shembullin e Çekisë e cila shpenzon për futbollin duke shpjeguar si mund të implementohet baza ligjore për zhvillimin e këtij sporti.
“Ne nuk themi që nuk ke bërë asgjë dhe ky ka bërë më shumë. Çekia i jep direkt për futbollin. Ne nuk kërkojmë t’i jepen paratë klubeve. Por që ata të krijojnë marrëdhënie me biznesin duke pasur impakt. Duhet t’i zbritet diku nga një taksë. Ne kemi thënë të ndryshohet TVSH për të gjithë aktivitetin sportiv. Nga 20 është bërë 6 për investime në sport ndërsa për aktivitetin sportiv nuk është ndryshuar. Ne kemi kërkuar që të ulet. Sot në Shqipëri kështu funksionon. Kemi kërkuar në gjykatë civile, kemi fituar në shkallë të parë, presim apelin që paratë t’i kthehem kompanisë.
Kam marrëdhënie të shkëlqyera me çdo faktor në vend, Çdo njeri është në llogoren e vet dhe unë jam në llogoren e futbollit. Marrëdhëniet ngrihen dhe ulen për arsye të futbollit. Ne jemi gjithmonë me atë që ndihmon futbollin, Ne duhet të bashkëpunojmë me qeverinë që është për të bërë më të mirën për futbollin”, deklaroi kreu i FSHF. m.v/abcnews.al