Zvicra vazhdon të përdorë një “armë sekrete” të çuditshme në stërvitje në përgatitjen për t’u përballur me Anglinë, teksa siç janë parë edhe më herët, portieri Yann Sommer dhe kolegët e tij po përdorin edhe në këtë Ebropian syzet japoneze me bateri që krijojnë një efekt të ngadaltë kur goditet një top.
Thuhet se ato i ndihmojnë portierët të përmirësojnë pritjet e tyre për shkak të lenteve të tyre më të errëta dhe me Sommer, i cili arriti të mbante rrjetën të paprekur kundër Italisë, mund të thuhet se syzet kanë funksionuar.
Prodhuar nga kompania japoneze “VisionUp”, syzet kushtojnë mbi 350 paundë, teksa kujtojmë, se nuk është hera e parë që Zvicra i përdor ato, ndërsa portierët janë parë t’i përdorin ato edhe në në Euro 2020. /i.m /abcnews.al