Arma me të cilën u vra Shinzo Abe u bë brenda dy ditësh, autori gjeti udhëzime në internet

schedule19:50 - 10 Korrik, 2022

schedule 19:50 - 10 Korrik, 2022

Arma me të cilën u vra ish-kryeministri japonez Shinzo Abe është e thjeshtë për t’u bërë thonë ekspertët.

Madje, agresori mund ta ketë përgatitur mjetin e sulmit brenda një ose dy ditësh pasi kishte marrë materiale të disponueshme si druri dhe tuba metalikë, shkruan Reuters.

Sulmi tregoi se dhuna me armë nuk mund të eliminohet plotësisht edhe në një vend ku ligjet e ashpra për armët nënkuptojnë se është pothuajse e padëgjuar që qytetarët të blejnë ose të posedojnë armë zjarri.

Vitet e fundit ka pasur disa raste kur njerëzit prodhonin armë vetë në mënyrë të paligjshme në Japoni. Por gjithsesi, krimi me armë është shumë i rrallë në Japoni.

“Prodhimi i armëve me një printer 3D dhe prodhimi i bombave mund të mësohen sot nga interneti nga kudo në botë”, thotë Mitsuru Fukuda, një profesor i Universitetit Nihon i specializuar në menaxhimin e krizave dhe terrorizmit.

“Kjo mund të bëhet brenda dy deri në tre ditë pas marrjes së pjesëve të tilla si tuba”, tregon Fukuda, i cili analizoi imazhet e armës së përdorur në të shtënat e Abe.

Pamjet treguan se sulmuesi qëlloi ndaj Abe me një pajisje që kishte një dorezë pistolete dhe që dukej të ishin dy tuba të mbuluar me shirit elektrik të zi. Policia arrestoi një 41-vjeçar në vendngjarje dhe tha se ai kishte pranuar që kishte qëlluar Abe; i dyshuari më vonë u identifikua si Tetsuya Yamagami.

Mediat japoneze thanë të shtunën se i dyshuari u kishte thënë hetuesve se kishte kërkuar në internet për udhëzime se si të bënin armë zjarri dhe kishte porositur pjesë dhe barut gjithashtu në internet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!