Arkeologu i Sarandës/ Halil Shabani ka zbuluar disa vendbanime të hershme

schedule20:45 - 24 Shkurt, 2024

schedule 20:45 - 24 Shkurt, 2024

SARANDË- Jeta e Halil Shabanit është ndarë mes mësuesisë dhe zbulimeve arkeologjike. Rrugëtimi ne arsim nisi ne fillim te viteve ’70 fill pasi përfundoi studimet e larta në degën e historisë dhe gjeografisë.

Mësim ka dhënë në disa shkolla të Sarandës. Profesionalizmi dhe përkushtimi iu shërbyen që në moshë të re ku i besuan postin e drejtorit në një institucion arsimor.

Paralelisht me mësuesinë nisi t’i përkushtohej edhe arkeologjisë.

Zbulimi i tij i parë ka qenë një qytet i nëndheshëm në periferi të Sarandës. Mandej arkeologjia nisi të zinte pjesën më të madhe të kohës së tij, duke iu kthyer jo vetëm në pasion por edhe profesion.

Numëron mbi 50 vite në arkeologji dhe përgjatë kësaj kohe ka bërë zbulime të rëndësishme që datojnë shekuj më parë.

Gjetjet e rralla historike dhe kulturore i ka përmbledhur në jo pak, por 18 libra. Sot Halil Shabani është 74 vjeç dhe mosha nuk ja ka zbehur kërsherinë për të zbuluar të shkuarën shqiptare që për fat është shumë e pasur./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!