Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arkeologët zbulojnë vizatimin më të vjetër në botë në një shpellë

schedule07:39 - 14 Janar, 2021

schedule 07:39 - 14 Janar, 2021

Arkeologët kanë zbuluar vizatimin më të vjetër në botë në një shpellë.

Kjo gjetje ku është i vizatuar një derr i cili është bërë rreth 45.500 vjet më parë në Indonezi, është përshkruar si provë e ekzistimit të njeriut.

Maxime Aubert nga Universiteti Griffith i Australisë i ka thënë AFP-së se kjo është gjetur në ishullin e Sulëesit në vitin 2017 nga një student i doktoratës, Basran Burhan.

Me përmasat 136 me 54 centimetra derri i Sulaëesi u pikturua duke përdorur pigment të kuq të errët dhe ka një kreshtë të shkurtër flokësh të drejtë, si dhe një palë lythat fytyrës si brirë karakteristikë e meshkujve të rritur të specieve.

Ka dy shtypje dore mbi pjesën e pasme të derrit dhe duket se përballet me dy derra të tjerë që janë ruajtur vetëm pjesërisht, si pjesë e një skene narrative.

Kujtojmë që njerëzit kanë gjuajtur derra të Sulawesi për dhjetëra mijëra vjet dhe ato janë një tipar kryesor i veprave artistike parahistorike të rajonit, veçanërisht gjatë epokës së akullit. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!