Arkeologët grekë zbulojnë statujën e demit të bronztë në Olimpin e lashtë

schedule16:34 - 30 Mars, 2021

schedule 16:34 - 30 Mars, 2021

Arkeologët grekë kanë zbuluar rastësisht një statujë bronzi në formë demi më shumë se 2,500-vjeçar në vendin arkeologjik të Olimpisë.

Një arkeolog vëzhgues u ndesh me mini-statujën gjatë punës një nga vendet e shenjta më të famshme në Greqinë e lashtë.

Me një nga brirët e tij që dilte nga toka pas reshjeve të mëdha të shiut, statuja u gjet e paprekur, afër tempullit të zotit antik grek Zeusit në Olimpia, vendlindja e Lojërave Olimpike antike.

Ajo u transferua në një laborator për ruajtje.

Arkeologët besojnë se ishte pjesë e mijëra dhuratave të ofruara Zeusit në periudhën 1,050-700 para Krishtit. Demat dhe kuajt luajtën një rol të rëndësishëm në jetën e grekëve të lashtë dhe kështu u ishin kushtuar shpesh perëndive./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!