Arkeologët danezë zbuluan pesëdhjetë skelete nga epoka e vikingëve

schedule16:57 - 30 Shtator, 2024

schedule 16:57 - 30 Shtator, 2024

Arkeologët danezë gjetën 50 skelete jashtëzakonisht të ruajtura mirë gjatë gërmimeve në vendin e një varri të madh të epokës së vikingëve.

Ky zbulim, siç pritej, do të ndihmojë për të mësuar më shumë rreth jetës së këtij populli nordik të njohur për fushatat e tyre detare në Mesjetë, raportoi Reuters.

Skeletet, të gjetura pranë qytetit të tretë më të madh danez, Odense, mbetën të paprekur falë nivelit të lartë të ujit dhe kushteve të favorshme të tokës që penguan dekompozimin e tyre, shpjegoi drejtuesi i ekipit të arkeologëve nga muzeu lokal i qytetit, Michael Bore Lunde.

Gërmimet që filluan gjashtë muaj më parë zbuluan gjithashtu objekte të rralla si thika, rruaza qelqi dhe karfica që datojnë midis 850 dhe 970 pas Krishtit.

Sipas Lundes, shumica e objekteve të gjetura në varre tregojnë se shumica e njerëzve të varrosur këtu i përkisnin një komuniteti të vogël fermerësh, por gjithashtu u zbuluan dhe eshtrat e një gruaje që kishte një status më të lartë shoqëror dhe ishte varrosur me një thikë të zbukuruar me argjend.

Shumica e skeleteve u hoqën nga varret dhe u paketuan në kuti kartoni në muze, për t’u tharë përpara se arkeologët të vazhdonin me analizat më të hollësishme dhe pastrimin përfundimtar të tyre./abcnews.al