“Arjen, ndiq zemrën”, Robben i rikthehet futbollit në Holandë

schedule20:19 - 27 Qershor, 2020

schedule 20:19 - 27 Qershor, 2020

Pas 18 viteve larg, Arjen Robben është rikthyer te Groningen në Holandë. Mëngjarashi u tërhoq nga futbolli verën e shkuar, pas një karriere shumë të suksesshme si futbollist i Groningen, PSV, Chelsea, Real Madrid dhe Bayern Munchen.

Pas shumë muajsh në “pension”, Robben i është rikthyer futbollit dhe vetëm pak çaste më parë, faqja zyrtare e Groningen ka zyrtarizuar firmën me 36 vjeçarin. Robben do të jetë gati për sezonin 2020/21.

Në një video të publikuar nga Groningen, Robben tregon se është rikthyer te Groningen me shpresën për të ndihmuar klubin të dalë nga një situatë e vështirë financiare pas pandemisë dhe iu ka kërkuar tifozëve që ta mbështesin sa më shumë klubin. Për të mos u humbur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!