Aristotel Spiro: Shqipja standarde termi i duhur, lëvizja e lirë e ka pasuruar gjuhën

schedule22:45 - 3 Korrik, 2020

schedule 22:45 - 3 Korrik, 2020

Gjuhëtari Aristotel Spiro, i ftuar në studion e emisionit “Provokacija”, ka komentuar zhvillimet më të fundit në lidhje me zhvillimin e gjuhës shqipe, që tashmë sipas tij termi më gjithë përfshirës është “shqipja standarte”.

Spiro në intervistën e tij me gazetarin Mustafa Nano ka theksuar se shqipja standarde është një term që i përfshin të gjithë elementët gjuhësore që ne ndryshe mund të themi shqipja e përbashkët.

Sipas gjuhëtarit dhe pse kanë kaluar 30 vite nga komunizmi sërish ka elementë të asaj gjuhe të drunjte, që bëhej sikur thuhej shumë gjë por në të vërtetë nuk thuhet asgjë, por ai ka theksuar se me hapjen dhe lëvizjen e lirë gjuha shqipe është pasuruar.

Kufizime që lidhen me mënyrën e jetesës së shoqërisë, në mungesën e shprehjes, një gjuhë e vështirë për tu shprehur, si një gjuhë e drunjtë. Edhe pas 30 vitesh ka akoma elementë të asaj gjuhe të drunjtë , që thelbi është që të thuash diçka të thatë, që në të vërtetë s’ke thënë asgjë.  Në terma konkretë në këto vite kemi një vërshim të fjalëve dhe koncepteve të reja për shkak të hapjes së Shqipërisë, të futjes së teknologjisë së re që është terminologjia e re përmes librave, manualeve dhe përmes emigrantëve që kanë lëvizur jashtë dhe kur janë kthyer kanë sjellë disa risi, që patjetër duhet që të përdoren shqip. Gjuha është e detyruar që ti përballojë këto situata legjitimore, me këtë kemi një frymëmarrje të shoqërisë, haje dhe liri të tyre që kërkojnë gjuhësisht që të përdorin leksikun e tyre”, është shprehur Spiro.

Ndër të tjera ai ka theksuar se e rëndësishme është që për pasurimin e gjuhës, fjalët të përfshihen dhe të huazohen duke respektuar gjuhën dhe kulturën vendase.

Çdo njeri duke u shprehur për diçka nxjerr dhe personalitetin e vet përmes gjuhës, gjuha është e njëjtë për të gjithë por përzgjedhja ndryshon. Pikëpamja ime për ligjërimin dhe të folurën është që duhet të jemi të kujdesshëm dhe të nxjerrim dhe përdorim ato fjalë që janë të kuptueshme dhe të respektojmë shqipen që na e kanë lënë trashëgimi brezat. Gjuhëtari duhet të njohë dhe të flasë më shumë se dy tre gjuhë.  Greqishtja mund të konsiderohet si një nga gjuhët që pranohen fjalët e huaja, dhe është shumë e hapur por patjetër duke respektuar kulturën vendase, nuk ka ksenofobi por patjetër që ka dhe një qëndrim kritik ndaj përdorimit të tyre. Ne nuk duhet të kemi frikë nga gjuhët e huaj, pasi tashmë shqiptarët kanë shumë mundësi që të lëvizin, jashtë të arsimohen dhe të kthehen në Shqipëri me një tjetër bagazh por patjetër duhet i huazuar me shqipen”, ka thënë ndër të tjera gjuhëtari.

Gjithashtu Spiro ka theksuar se jo çdo gjë është për tu pranuar, por sipas tij në momentin që një fjalë huazohet dhe futet në gjuhë atëherë detyra e gjuhëtarit është që të shikojë se çfarë ndodh me gjuhën dhe të bëjë klasifikimet në lidhje me atë që duket më interesante. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!