Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi shprehet se klasa politike në Shqipëri dhe në Kosovë duhet të bëjë më shumë për shqiptarët në Luginën e Preshevës.
“Ne shqiptarët në Luginë të Preshevës jemi të mbyllur, jemi të diskriminuar por plus edhe të nënçmuar në nderin tonë, në inteligjencën tonë dhe në atë të cilën na e paraqesim.
Unë nuk e kam shumë problem Vuçiçin në atë aspekt se prej atij e pres. Nuk pres unë ndryshe nga ai.
Unë e kam problem sidomos spektrin politik shqiptar dhe kosovar të cilët u kanë dashtë moti të intervenojnë ashtu siç ka intervenuar Vuçiçi në Kosovë te minoriteti serb.
Ne e kemi pasur një neglizhencë eklatante të spektrit politik të Shqipërisë dhe Kosovës kundrejt Preshevës” tha Arifi në RTK./ db/Abcnews.al