Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ari rus në paketën e re të sanksioneve nga BE

schedule10:41 - 15 Korrik, 2022

schedule 10:41 - 15 Korrik, 2022

Ari rus do të përfshihet në paketën e ardhshme të sanksioneve të Bashkimit Europian kundër Moskës, sipas një zyrtari evropian të cituar nga AFP. Sakaq, Reuters raporton se paketa e re pritet të publikohet të premten.

Nga ana tjetër, miratimi i kufijve për sasinë e energjisë së konsumuar në ndërtesat publike, zyrat dhe pronat tregtare pritet të kërkohet nga Komisioni Evropian nga vendet e BE-së, me qëllim uljen e kërkesës për gaz natyror, në kushtet e reduktimit të furnizimeve nga Rusia.

Ekspertët e energjisë pohojnë se vendosja e termostatit një shkallë më poshtë mund të zvogëlojë faturën e ngrohjes së një ndërtese me rreth 10%.

Rekomandimi është pjesë e një sërë masash që po shqyrtohen nga Brukseli për të reduktuar konsumin e gazit natyror në BE, nga 25 deri në 60 miliardë metra kub në vit./ abcnerws.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!