Ari Rex, ish- futbollisti vlonjat që galaksia i hapi dyert e famës

schedule08:03 - 10 Shtator, 2020

schedule 08:03 - 10 Shtator, 2020

Ari Rex është fotografi shqiptar i yjeve në Autrali. I lindur në qytetin bregdetar të Vlorës, që i vogël ai shfaqi natyrën e tij sfiduese duke u marrë me sportin e futbollin, si pjestar i ekipit legjendar të “Flamurtarit”. Ndërkohë tashmë, Ari është bërë pjesë e një ekspozite shumë të rëndësishme në Australi dhe në një lidhje direkte për ABC e Mëngjesit ka folur më shumë detaje rreth saj.

“Një foto e imja e kanë shtypur në tavan nja 6 metra përball në një nga ekspozitat domethënëse të Australisë. Ekspozita do rrijë 10 ditë atje dhe është diçka e veçantë. Fotoshopi është pjesë e punës së fotografit, është si dhoma e errët që pastrojnë fotografitë fotografët.

Jam çik i njohur për këtë punën e yjeve këtu. Kjo që arsyeja që nuk kishte ndonjë konkurs, ata më kontaktuan dhe u bëra pjesë e ekspozitës.

Hapja e ekspozitës duhej të bëhej që në fillim të vitit, po për shkak të pandemisë u shtye dhe do të ndodh në tetor.  Unë do të jem si i ftuari i nderit”, u shpreh Ari.

Ndërkohë, më tej ai theksoi se për fotografimin e yjeve përdoret fotoshop, pavarësisht se të gjithë mund t’i fotografojnë përmes aparateve celularë cilësia nuk është shumë e mirë.

“Unë përdor kamerat që janë me cilësi më të lartë dhe që janë për këtë punë me ato lentet. Nuk diskutohet që kamerat e tel po bëhen më të fuqishme, po është pak vështirë të kapësh yjet. Mundet po është shumë vështirë. Kanë dal aparatet që janë për atë punë”, shtoi fotografi. l.k/abcnews.al