Gjatë trasmetimit të ndeshjes që Argjentina zhvilloi me Uruguaj, në momentin e ndërrimit të Lautaro Martinez ndodhi një episod aspak i zakontë. Kamerat u fokuzuan për pak sekonda tek sulmuesi i Interit, që shpërtheu në lot pas zëvendësimit, arsye e cila lidhet edhe me një tërheqje muskulare të tij e cila e pengoi të vazhdonte ndeshjen deri në fund.
Videoja ku shikohet sulmuesi argjentinas duke qarë është bërë virale në rrjetet sociale duke mos i shpëtuar syrit të tifozëve.
Kujtojmë se Argjentin-Uruguaj përfundoi me rezultatin 3-0 në kuadër të kualifikuese të Botërorit “Katar 2022”. Lionel Messi dhe Lautaro Martinez kanë dhuruar spektakël. Golat e ndeshjes u shënuan nga ylli I PSG-së në minutën e 38’, goli I dytë do të vinte pikërisht në minutën e 44’ nga Rodrigo De Pol, Martinez mendoi të fiksonte rezultatin e kësaj ndeshjeje duke shënuar golin e tretë në minutën e 62’.
Në këtë mënyrë kombëtarja “Albiceleste” arrin në kuotën e 22 pikëve dhe renditet në vendin e dytë në grup, ndërsa Uruguaj në vendin e katërt duke grumbulluar 16 pikë. /abcnews.al