Pesë persona janë akuzuar në lidhje me vdekjen e këngëtarit britanik Liam Payne në Argjentinë, raporton BBC, duke cituar mediat lokale argjentinase. Ish anëtari i bandës ‘One Direction’ vdiq më 16 tetor në moshën 31 vjeçare pasi u rrëzua nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli në Buenos Aires.
Menaxherja e hotelit Gilda Martin dhe punonjësi i hotelit Esteban Grassi, si dhe Roger Nores, mik i Payne, janë akuzuar për vrasje nga pakujdesia, citohet të ketë thënë Zyra e Prokurorisë Kombëtare Penale dhe Korrektuese të Argjentinës.
Dy të tjerët Braian Paiz dhe Ezequiel Pereyra, që punonin në hotel, janë akuzuar për furnizim me drogë. Gjykata ka urdhëruar që dy nga pesë të akuzuarit të dërgohen në paraburgim.
Payne u bë një nga emrat më të njohur të pop-it, pasi u shfaq në The X Factor dhe u bë i famshëm me grupin One Direction në vitet 2010. Funerali i këngëtares u mbajt në Amersham, Buckinghamshire, muajin e kaluar./abcnews.al