Argjentinasit të tronditur nga masat e reja shtrënguese/ Ulja e pagave në gjysmë

schedule22:48 - 13 Dhjetor, 2023

schedule 22:48 - 13 Dhjetor, 2023

Qytetarët e Argjentinës janë tronditur nga masat e reja shtrënguese të shpallura nga i sapozgjedhuri Javier Millay, si shkurtimi i pagave dhe privatizimit të pronës publike.

Qeveria e tij zbuloi të martën një program për të ulur shpenzimet publike dhe për të reduktuar ndjeshëm deficitin e madh buxhetor, në një lëvizje të mirëpritur nga tregjet. Zhvlerësimi i ndjeshëm i monedhës kombëtare pritet të katapultojë inflacionin, i cili tashmë arrin në 150%.

Kështu, inflacioni pritet të rritet ndjeshëm në muajt në vijim, duke goditur kursimet dhe fuqinë blerëse të konsumatorëve. Shkurtimet e planifikuara të subvencioneve do të rrisin faturat e energjisë dhe çmimet e biletave të transportit publik, ndërsa shkurtimet në shpenzimet publike do të ngadalësojnë rritjen ekonomike.

Brenda natës, “pesoja” argjentinase humbi më shumë se 50% të vlerës së saj kundrejt dollarit amerikan, megjithëse në realitet kontrollet e rrepta të kapitalit detyruan shumë të paguajnë norma të larta interesi në tregjet paralele./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!