Argjentina, vendi i parë në Amerikën Latine që miraton vaksinën ruse Sputnik V

schedule08:40 - 24 Dhjetor, 2020

schedule 08:40 - 24 Dhjetor, 2020

Argjentina është vendi i parë në Amerikën Latine që miraton zyrtarisht vaksinën e tyre kundër Covid-19, sipas një statusi në llogarinë zyrtare të Sputnik V në Twitter si dhe një deklaratë zyrtare nga Fondi Rus i Investimeve Direkte.

“Argjentina ishte vendi i parë në Amerikën Latine që regjistroi zyrtarisht Sputnik V. Vaksina u regjistrua nën procedurën e autorizimit të përdorimit emergjent dhe u miratua nga rregullatori, ANMAT, bazuar në rezultatet e provave klinike të Fazës III në Rusi, pa prova shtesë në Argjentina “, thuhej në deklaratën e RDIF.

Sipas autoriteteve kjo konfirmon besimin e lartë në standardet rregullatore ruse dhe Sputnik V.

Ministri i Shëndetësisë i Argjentinës, Gines Gonzalez Garcia, njofoi se një fluturim i Aerolineas ka mbërritur në Moskë, ku do të marrë 300,000 dozat e para të vaksinës ruse./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!