Diego Lugano është i bindur se Argjentina u ndihmua për të fituar Kupën e Botës.
“Argjentina u ndihmua të bëhej kampione e botës. Nuk ka dyshim se i është zgjatur një dorë ndihme. Ata kishin meritat e tyre, por askush nuk dyshon se 4 nga 5 penalltitë që u akorduan nuk ishin. Ky është realiteti.
Kjo është meritë e Messit, i cili e promovon fuqishëm veten në nivel botëror. Ju shihni [Mike] Tyson me një fanellë të Messit, shihni Tiger Woods, shihni Roger Federer. A mendoni vërtet se FIFA nuk e sheh këtë?
Merita e Messit, pra dhe Argjentinës, është se ata mundën të përfitonin nga kjo”, tha ish- mbrojtësi i PSG-së dhe Uruguait në një intervistë për Futbol por Carve. /G.D abcnews.al/