Argjentina triumfon 6-0 ndaj Bolivisë në eliminatoret e Botërorit, Brazili bën “poker” ndaj Perusë

schedule16:16 - 16 Tetor, 2024

schedule 16:16 - 16 Tetor, 2024

Futbolli është lojë skuadra, por roli I yjeve në histori nuk mund të mohohet.

Lionel Mesi e tregoi edhe një herë se çfarë përfaqëson në sportin më të famshëm të botës, duke shënuar plot tri herë e duke shërbyer dy asistë.

Kjo, pasi u kthye në kombëtaren e tij të Argjentinas pasi kaloi dëmtimin, dhe prania e tij në fushë u ndje.

Kampionët e botës fituan 6-0 ndaj Bolivisë në eliminatoret e Kupës së Botës, dhe magjistari I topit shënoi golin e parë, pastaj të pestin dhe të gjashtin.

Ky ishte tregolëshi I tij I 10-të për Argjentinën, duke barazuar rekordin e Kristiano Ronaldos, ndonëse superylli portugez ka më shumë gola e ndeshje me Portugalinë, sesa “Pleshti” me ekipin e tij përfaqësues.

Kur vjen puna për asistet, askush nuk krahasohet me Leon.

Argjentina kryeson renditjen e Amerikës Latine në Kupën e Botës me 22 pikë, ndaj 19 të Kolumbisë, ndërsa Brazili I dha vetes shpresë.

Kjo sepse pesë herë kampionët e botës fituan 4-0 në shtëpi ndaj Perusë.

Përballja ishte në kryeqytetin Brazilia, dhe u vendos nga golat e shënuar nga Rafinja në minutat 38-të e 54-ët me penallti, Andreas Pereira në të 71-tën dhe Luiz Henrike në minutën e 74-ët.

Brazili është në vend të katërt me 16 pikë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!