Argjentina shënon një rritje rekord të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme

schedule13:10 - 20 Shtator, 2019

schedule 13:10 - 20 Shtator, 2019

Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme nga qeveria për shkak të mungesës së ushqimeve, tashmë Argjentina është në gjendje emergjente dhe për sa i përket Shëndetësisë. Në vend është rritur në mënyrë rekord numri i rasteve me sëmundje seksualisht të transmetueshme.

Argjentina nuk është vetëm në gjendje të jashtëzakonshme për sa i përket mungesës së ushqimeve, e shpallur pak ditë më parë e që do të zgjasë deri në vitin 2022. Vendi i gjunjëzuar nga një krizë e fortë ekonomike, është dhe në emergjencë shëndetësore. Janë rritur në mënyrë rekord rastet me sëmundje seksualisht të transmetueshme pasi njerëzit nuk përdorin më masa mbrojtëse. Kjo sepse nuk përballojnë dot çmimet e tyre.

Ekspertët fajësojnë dhe mungesën e fushatave të sensibilizimit.

Situata është dramatike në një vend i cili ka humbur 2/3 e vlerës në më pak se një vit, në krahasim me dollarin i cili është valuta e referimit. Sipas analistëve tashmë janë në rrezik një sërë brezash nëse situata nuk do të ndryshojë. Banorët ankohen se nuk kanë para për mjekime dhe as për masa mbrojtëse, ku një perzervativ kushton 2 euro e 50 cent. Në një kohë që organizata botërore e shëndetësisë rekomandon që cmimi të jetë deri në 50 cent. /ABC News Albania 24/7