Argjentina sekuestron qindra libra që lartësonin nazizmin

schedule17:58 - 15 Shtator, 2023

schedule 17:58 - 15 Shtator, 2023

Policia Federale e Argjentinës ka ndalur punën e një shtypshkronje që po publikonte dhe shiste libra që lartësonin ideologjinë naziste. Policia argjentinase ka sekuestruar qindra libra dhe ka arrestuar një person. Autoritetet argjentinase bastisjen e kanë cilësuar si “sekuestrim historik” të propagandës naziste.

Autoritetet kanë sekuestruar 230 libra gjatë bastisjes në San Isidro, në veri të Buenos Airesit. Zyrtarët kanë thënë se ky është rasti më i madh i sekuestrimit të librave për ideologjinë naziste në vitet e fundit.

Komandanti i policisë argjentinase ka thënë se kanë mbetur të befasuar me numrin e madh të librave që lavdëronin ideologjinë naziste dhe Partinë Naziste. Policia ka deklaruar se librat që ishin të gatshëm për shpërndarje dhe shitje, kishin fotografi të swastikas, kryqe të hekurt dhe simbole të tjera naziste.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!