Lionel Mesi mendon se një tjetër Kupë e Amerikës do të nisë tani për Argjentinën. Skuadra e madhe mundi 2-0 Katarin dhe u kualifikua për në çerekfinale.
Më në fund një fitore!
Argjentina i ngjau paksa vetvetes duke trimfuar 2-0 ndaj Katarit e duke u kualifikuar për në çerekfinalet e Kupës së Amerikës, edhe pse dyshimet mbetën.
Golat e Lautaro Martinezit dhe Agueros të paktën larguan stresin dhe I dhanë kohë për t’u qetësuar deri në duelin ndaj Venezuelës.
Dy herë kampionët e botës u ndihmuan edhe nga fitorja e Kolumbisë që mundi Paraguajin, duke I dhënë mundësi argjentinasve të dalin të dytët në grup.
Lionel Mesi, edhe pse nuk ishte në formë të shkëlqyer, mbeti I kënaqur.
“Një tjetër Kupë fillon tani për Argjentinën, – u shpreh ai, – kishim nevojë për një ndeshje të tillë, pasi do të na japë forca për më tej. Nuk ishte e lehtë të luaje në kushte të tilla, me detyrimin për të fituar, por mendoj se u paraqitëm mirë”.
Gazetat argjentinase ishin më pak të bindura.
“Ole”: Bukë dhe verë! Seleksioni kaloi në avantazh me Lautaron, dhe fiksoi ndeshjen në fund me Kunin. Me 2-0 ndaj Katarit realizoi objektivin e parë, tani Venezuela në çerekfinale!
“Klarin”: Çlirim! Argjentina ndërron marsh dhe kalon në çerekfinale! Përqafimi I Mesit dhe Kun Agueros, autor I golit të dytë!
“La Nasion”: Një kualifikim i vuajtur! Argjentina realizoi objektivin e detyrueshëm duke kaluar në çerekfinale, por me ankthin që e shoqëron në çdo ndeshje!
Gjithsesi, duket se kombëtarja “albiseleste” mund të nisë të forcohet, dhe kjo duket nga lojtarët që ka në dispozicion trajneri Skaloni.
Ata luajnë në Europë, me përjashtim të portierit Franko Armani që është tek River Plejtin.
Mbrojtësi Fojth (21 vjeç) është pjesë e Totenhemit. Renso Saravia, 26 vjeç, kaloi nga Belgrano tek Porto këtë verë. Nikolas Otamendi, 31 vjeç, është lojtar me tepër përvojë tek Mançester Siti.
Mbrojtësi tjetër, Nikolas Taliafiko, i mbiquajtur “Zaneti i ri”, është 26 vjeç, pjesë e Ajaksit, por kërkohet nga shumë klube të mëdhenj.
Mesfushori Rodrigo De Paul, është lojtar i Udinezes në Serinë A, Leandro Paredes është pjesë e Paris SG.
Lo Selso luan për Betisin në La Liga, ndërsa provoi fatin edhe tek Paris SG.
Nuk ka nevojë, ndërkaq, të flitet shumë për treshen e sulmit, Lionel Mesi-Sergio Aguero-Lautaro Martinez.
Edhe zëvendësimet ishin të rëndësishme, me Dibalën e Juventusit, Pezelën (kapiten i Fiorentinës) dhe Akunjën e Sportingut të Lisbonës.