Argjentina nuk do ta grumbullojë kapitenin e Juventusit, Paulo Dybala. Sulmuesi u dëmtua me bardhezinjtë në duelin kundër Sampdorias dhe pas 20 minutash lojë la fushën e blertë.
Numri 10 i skuadrës nga Torino nuk e përjetoi mirë atë moment dhe kamerat e kapën duke lotuar, kjo edhe për shkak se kohët e fundit dëmtimet e kanë penalizuar shumë sulmuesin argjentinas.
Pak ditë më parë Federata Argjentinase e Futbollit e kishte përfshirë Dybala në listën e lojtarëve që duhet të grumbulloheshin për ndeshjet kualifikueset të “Katar 2022”.
Gjithsesi në një njoftim të dytë është bërë me dije se sulmuesi nuk ka pse të fluturojë drejt Amerikës Latine që ta shohin mjekët e kombëtares gjendjen e tij. Dëmtimi është i konfirmuar dhe tani Dybala duhet të rikuperohet për Juventusin. /abcnews.al