Lionel Messi shënoi një hat-trick dhe kaloi shifrën e 100 golave në karrierë për Argjentinën me tre gola në pjesën e parë në miqësoren kundër Curacao.
Fituesit e Kupës së Botës mundën skuadrën e Karaibeve 7-0 në ndeshjen tyre të dytë pas fitimit të trofeut të Katarit. 35-vjeçari Messi hapi rezultatin ndaj Curacaois në minutën e 20-të me një gjuajtje me të djathtën nga buza e zonës për të arritur shifrën e 100 golave. Nico Gonzales shtoi një tjetër tre minuta më vonë me një goditje me kokë.
Messi më pas shënoi golin e tij të 101-të për Argjentinën në minutën e 33-të dhe të 102-tin në minutën e 37-të. Autorët e tre golave të tjerë ishin Enzo Fernandez, Di Maria dhe Montiel./h.ll/abcnews.al