Argjentina fiton Kupën e Amerikës për herë të dytë radhazi, mposht në shtesa Kolumbinë

schedule08:47 - 15 Korrik, 2024

schedule 08:47 - 15 Korrik, 2024

Argjentina është fituesja e Kupës së Amerikës për sezonin 2023-2024. “Albiçelestet” morën një fitore të vuajtur me rezultat minimal 1-0 ndaj Kolumbisë.

Ndeshja në 90 minuta përfundoi në barazim pa gola, teksa vetëm në kohën shtesë, në minutën 112, argjentinasit kaluan në avantazh me gol të Lautaro Martinez.

Kampionët e botës në fuqi, fituan Kupën e Amerikës për herë të dytë radhazi, teksa të njëjtin sukses e arritën edhe në edicionin e mëparshëm.

Argjentina mbeti pa Lionel Messin, pasi tetë herë fituesi i Topit të Artë u lëndua dhe u largua nga loja në minutën e 66-të./abcnews.al