Argjentina e dënuar të fitojë, ndaj Meksikës si një finale

schedule14:07 - 26 Nëntor, 2022

schedule 14:07 - 26 Nëntor, 2022

Argjentina do të ndeshet sot me Meksikën, e cila do të luhet në mbrëmje, ora 20:00.

Të kaltërit me në krye Leo Messin kanë një presion të madh pas asaj humbje që pësuan në ndeshjen hapëse ndaj Arabisë Saudite. Kundërshtarët e tyre meksikanë janë të rrezikshëm, dhe sigurisht nuk do t’ua bëjnë të lehtë Messit me shokë.

Kombëtarja argjentinase për momentin renditet në vendin e fundit në grupin C, me zero pikë. Në këtë grup prin Arabia Saudite me tri pikë, teksa Polonia dhe Meksika me nga një pikë.

Lionel Messi sot do të provojë që të tregojë veten, pasi siç ka deklaruar ky do të jetë Botërori i tij i fundit në karrierë, ku nuk e ka fituar asnjëherë, pavarësisht që ka marrë pjesë pesë herë./ h.ll/abcnews.al