Kombëtarja e Argjentinës do të luajë në orët e para të së enjtes ndaj Paraguajit. Tre pikët janë objektivi i vetëm për skuadrën e teknikut Skaloni.
Argjentina rikthehet të luajë ndeshjen e dytë të grupit B në Kupën e Amerikës. Albiceleste do të zbresin në fushën e gjelbër në orët e para të së enjtes. Përballë kanë Paraguain që barazoi ndeshjen e parë ndaj Katarit me shifrat 2-2. Situata nuk është aspak pozitive tek skuadra e udhëhequr nga Lionel Messi që gjithsesi kanë shansin e artë për të fituar tre pikët nisur nga kundërshtari i dobët që kanë përballë.
Trajneri Skaloni pritet të bëjë disa ndryshime në formacion por baza mbetet përzgjedhja e ndeshjes së parë. Kombëtarja amerikano latine pritet të startojë me vendosjen 4-3-3, në portë Armani, në mbrojtje Tajlafiko Pecella Otamendi dhe Kasko.
Në mesin e fushës Rodriguez Paredes dhe Selso ndërkohë që treshja e sulmit do të përbehet nga De Paul Serxho Aguero dhe Lionel Messi i cili mban edhe shiritin e kapitenit. Në stol do të qëndroje serish Paolo Dybala. Argjentina është favorite absolute dhe fitorja nuk do ta ndihmonte vetëm për renditjen në grup por do të ndryshonte edhe atmosferën. Pas humbjes në ndeshjen e parë objektivi primar për bardh e kaltërit është kualifikimi si e dyta e grupit B./ABC News Albania 24/7