Finalja e fundit e Kupës së Botës në një kompeticion me 32 ekipe fillon ditën e sotme para 80,000 tifozëve në stadiumin mbresëlënës “Lusail”, me “gjelat” e Francës, që kërkojnë të ruajnë titullin e tyre dhe “albicelestet”, që kërkojnë të ngrejë trofeun që i ka shpëtuar Argjentinës që nga viti 1986.
Pavarësisht se janë dy kombëtare me një origjinë të pasur të Kupës së Botës, Argjentina dhe Franca janë përballur me njëra-tjetrën vetëm në tre raste në Kupën e Botës.
Argjentina mban “kryesimin”, kur bëhet fjalë për takimet kokë më kokë në një Kupë Bote, pasi ka fituar dy nga tre takimet (1978 dhe 1930) , por Franca mund të mburret me pretendimin e fitores së fundit pas një fitoreje 4-3 në raundin e 1/16-ve, në Kupën e Botës, “Rusi 2018”.
Franca është kampionja në fuqi e Kupës së Botës teksa fitoi kompeticionin për herë të dytë duke mundur Kroacinë 4-2 në kryeqytetin rus në vitin 2018, trofe që më pas iu shtua atij të vitit 1998 ndaj Brazilit, në Paris.
Fitorja e fundit e Kupës së Botës, për Argjentinën vjen nga viti 1986, ku “albicelestët” e Diego Armando Maradonës, në stadiumin “Estadio Azteca” mundën Gjermaninë, me rezultatin 3 me 2, duke arritur trofeun e dytë në historinë e Kombëtares argjentinase, pas fitimit në Kupën e Botës 1978, në finalen përballë Hollandës, me rezultatin 3-2.
Fituesi i finales së së dielës do të mund të modifikojë fanellën e ekipit kombëtar me shtimin e një ylli të tretë që përshkruan tre triumfet e Kupës së Botës. /i.m /abcnews.al