Prej disa ditësh “Equos Resort” ka çelur sezonin për verën e këtij viti. Për t’u njohur edhe më shumë me argëtimet që ofron resorti më i madh në Ballkan, moderatori i “ABC së Mëngjesit”, Alban Musa ka provuar vetë çdo aktivitet.
Fillimisht ai është ndalur te animatori i “Equos Resort”, Kristi, i cili ka prezantuar lojërat që zhvillohen si për fëmijë ashtu edhe për të rritur.
“Ideja është që në hyrje kemi mikëpritjen e njerezve. Përveç gocave që janë hostest kemi dhe një përfaqësues nga animatorët, që në rastin tonë konkretë është Enxhi. Këtu ne mendojmë se kanë nevojë jo vetëm të argëtohen por edhe të marrin rreze dielli. Ccdo ditë ka një program ndryshe. Çdo ditë e javës ka një program që ndiqet fiks për të gjithë familjen.
Unë bëj një pyetje dhe në momentin që ti nuk gjen përgjigjen e saktë merr një dënim, nëse gjen përgjigjen e pyetjes pi një shots”, tha animatori.
Por fatkeqësisht, Albani e humbi këtë sfidë dhe u dënua duke larë enët në banakë, më pas moderatorin e hodhën në një nga shtatë pishinat e resortit.
Më tej, pasi jeni lodhur, keni eksploruar dhe jeni argëtuar, moderator sugjeroi një kokteil të mirë, për të cilin të gjithë kanë nevojë. Për këtë padyshim ka vetëm një emër dhe ai është një nga baristët më të mirë në vend Klodi. Albani gjithccka e shijoi në banakun e “Equos Resort”./abcnews.al