Stadiumi i ri kombëtar është pothuajse gati. Të gjithë po presin me padurim për të shijuar nga afër impiantin modern të kryeqytetit, ndërsa mendohet se ai do të jetë gati për duelin e 17 nëntorit Shqipëri-Francë.
Gjatë mbrëmjes së sotme janë kryer disa prova në lidhje me ndriçimin dhe për më shumë ndiqni pamjet në videon e mëposhtme.
Ilir Shulku, i cili mban rolin e Sekretarit të Përgjithshëm të FSHF-së, shprehet se punimet janë në fazën finale të tyre. Dueli kundër kampionëve të botës do të jetë i pari në stadiumin e ri, ndërkohë që tifozët po presin të përjetojnë nga afër emocionet e Arenës Kombëtare. /abcnews.al