Trajneri i Tiranës Ardian Mema e cilëson sezonin si pozitiv edhe pse skuadra rrezikoi rënien. Tekniku i bardhebluve zbulon se do të drejtojë Tiranën të paktën edhe për një sezon.
Skuadra e Tiranës ia doli të sigurojë mbijetesën pas fitoresn 3-0 ndaj Flamurtarit në “Selman Stermasi”. Fitorja ka sjellë qetësi në radhët e Tiranës, ndërkohë që trajneri i bardhebluve, Ardian Mema e cilëson sezonin si pozitiv dhe premton se do të qëndrojë së paku edhe një vit tek kryeqytetasit.
Në lidhje me duelin ndaj Kukësit në finalen e Kupës së Shqipërisë, Mema tha se skuadra ka shumë pak kohë për t’u përgatitur si dhe vlerëson maksimalisht kundërshtarin./ABC News Albania 24/7