Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ardian Gjini merr zyrtarisht postin e kryetarit të AAK-së

schedule16:32 - 24 Maj, 2026

schedule 16:32 - 24 Maj, 2026

Ardian Gjini është zgjedhur në krye të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Kuvendin Zgjedhor që partia mbajti këtë të diel.

Ai është njëkohësisht kandidati për kryeministër i Aleancës për zgjedhjet e përgjithshme të 7 qershorit.

Gjini pason në këtë detyrë Ramush Haradinajn, i cili dha dorëheqjen në muajin shkurt të këtij viti, pas 26 viteve në krye të partisë.



Në Kuvendin e Partisë, gjini mori bekimin e vetë Haradinajt për të vazhduar drejtimin e Aleancës. Ish-kryeministri tha falënderoi bashkëpunëtorët e tij dhe theksoi se do të vazhdojë t’i shërbejë Kosovës edhe pas largimit nga drejtimi i partisë.

Ndërkohë Gjini në fjalimin e tij tha se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk e nis nga zero rrugëtimin e saj, teksa vlerësoi punën e paraardhësit të tij.

Ardian Gjini është njëkohësisht kryetar i Komunës së Gjakovës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!