Ardian Capja eshte qëlluar nga një vend i mbuluar mes shkurreve nga ku dukej qartë edhe banesa e tij.
Pasi kreu atentatin, autori u largua prej andej me mjetin tip “Volkswagen”, ku bashkëpunëtori i është afruar për t’i ardhur në ndihmë pikërisht me këtë mjet pranë vendit ku u krye qitja.
Pak minuta pas ngjarjes, automjeti i përdorur nga autorët u gjet i djegur në lagjen “Skënderbej”, në zonën e njohur si Fushë-Mbret, 6 kilometra larg banesës së Çapjas.
Brenda makinës, policia mundi të sekuestrojë armën me të cilën u bë qitja dhe një silenciator të çmontuar, si dhe mbajtësja e snajperit, e montuar pas sediljes së shoferit.
Ndërsa, një shenjë e mbetur në makinën e djegur nga autorët, është plumbi i dytë i dalë nga snajperi ku makina u perfshi nga flaket, e që plagosi në këmbë zjarrëfikësin 38 vjeçar ne vengjarje.
Sipas policisë, autori e ka mbushur armën për të qëlluar për herë të dytë në drejtim të objektivit te tij.
Por kjo nuk ndodhi pasi Çapja u rrezua ne toke qe ne goditjen e parë nga predha e snajperit.
Paraprakisht, në krim mendohet të kenë vepruar të paktën 3 persona. Dy prej tyre kane qene atentatori dhe drejtuesi i mjetit.
Ndersa i treti i ka ndihmuar autorët të largohen nga Fushë-Mbreti pasi dogjën volksvagenin me targa te vjedhura në Fushë-Krujë.
Për shkak se numri i shasisë së Volksëagen-it nuk rezulton i regjistruar në territorin shqiptar, policia i ka dërguar letërporosi autoriteteve në Kosovë e Maqedoni, nga ku dyshohet të jetë trafikuar kjo makinë.
Ndërkohë, i plagosuri Ardian Capja ndodhet në reanimacion në spitalin e traumës dhe gjendja shëndetësore e tij vijon të jetë kritike.
/abcnews.al