Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ardian Aliaj: Abazaj bëri hap të madh, Kumbulla të ketë kujdes

schedule17:15 - 17 Prill, 2020

schedule 17:15 - 17 Prill, 2020

Ardian Aliaj, ish-lojtari i kombëtares shqiptare, tashmë bën menaxherin dhe operon në mbarë Europën. I fundit që ka transferuar është Amir Rrahmani, i cili nga Hellas Verona është shitur te Napoli. “Gjërat nuk janë të lehta, duhet menaxhim serioz që i vogël për të shkuar në nivele të larta”, tha fillimisht Aliaj në emisionin “Fan Zone” në Supersport.

“Klubi u jep gjërat kryesore lojtarëve dhe në Shqipëri është problem. E ardhmja do jetë pozitive, por e përsëris që klubet janë ato që bëjnë punën kryesore”, u shpreh Aliaj, i cili më pas zbuloi se po punon edhe për transferimin e Kristal Abazajt.

 

“Abazaj bëri hap shumë të madh, nga Luftëtari te Anderlecht. Dy muajt e fundit kemi bashkëpunuar me të. Po mendoj që ai djalë ka thënë se dua të luaj e të jem të qetë. Më bindi, është djal me perspektivë. Është lojtar me potencial për kombëtaren. Shpresoj që me menaxhimin tonë do i arrijë këto gjëra. Po flasim me klube që janë për nivelin e tij, ku mund të luajë”.

“Menaxhimi është shumë i rëndësishëm. Jo shumë e kanë fatin të lidhen me njerëz seriozë që në fillim. Ne fokusohemi te lojtarët tanë, i shohim ku gabojnë dhe ua themi. Trajneri nuk i shikon dot të gjithë. Ua themi gjithçka, ndonjëherë edhe të tregohemi të ashpër”.

 

“Kombëtarja duhet parë si diçka ku jemi të gjithë pjesë të saj. Kam kaluar një karrierë fantastike me kombëtaren. Kishim grup fantastik. Golat, absolutisht, kënaqësi. Kam qenë ofensiv, gjuaja goditjet e dënimit. Janë gjëra që duhet t’i thoni ju, jo të flas vetë. Duhet të jemi pozitivë me kombëtaren. Duhet të jemi inteligjentë dhe të marrim lojtarët e duhur”.

“Marash Kumbulla? Kam pasur fatin ta takoj atë dhe xhaxhanë. U kam thënë vetëm një gjë: shkoni ku djali të luajë. Mos të shkojë në skuadra të mëdha. Ata do e huazojnë. Nuk janë gjërat njësoj, si në klubin tënd, si aty ku je i huazuar. Kumbulla është shumë i ri, po flasim për klube me presion. Dua të flasim si ta bëjmë lojtar, jo të flasim për shifra. Jo të mburremi se shkoi tek Interi. Lazio? Për Taren po, por jo për Inzaghin. Nuk i mbështet shumë të rinjtë”.

 

“Nuk po bien çmimet e lojtarët, po vijën shifrat reale. Po vijën aty ku duhet, ku janë realet. Lojtarët me agjentët negativë, klubet me klubet bëjnë pazare jo të mira. Tani ulen me këmbë në tokë dhe u jepet çmimi i duhur lojtarëve. Për mua kemi ardhur në çmimet reale”.

“Kosova dhe Maqedonia janë më lart se ne, në disa gjëra. I kam hedhur sytë nga Kosova. Kam marrë dy lojatrë, Leart Sadriun të Shkëndijës, dhe një tjetër të Prishtinës. Jogusllavia u ka lënë diçka dhe janë përpara lojtarëve nga Shqipëria. Normal ka edhe lojtarë të mirë edhe në Shqipëri”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!