Ardi Veliu mbërrin në Elbasan, pritet ndërhyrja e RENEA-s në banesën e të moshuarit

schedule16:48 - 24 Shtator, 2020

schedule 16:48 - 24 Shtator, 2020

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka mbërritur në Elbasan. Prej disa orësh forca të shumta policie dhe RENEA kanë rrethuar zonën, ku ndodhet 71-vjeçari Lefter Zhidri.

Gazetarja Xhensila Kodra e cila ndodhet në vendngjarje bën të ditur se nga momenti në moment pritet nderhyrja e RENEA-s qe ndodhet në katin e dytë para derës së autorit.

Po ashtu në vendngjarje ka mbërritur më herët edhe kreu i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj.

71-vjeçari fillimisht qëlloi me kallashnikov në drejtim të policisë, ndërsa mbetën të plagosur dy kalimtarë të rastit. Ndërkohë, prej mesditës ai ndodhet në banesë dhe policia vijon negocimet që i moshuari të dorëzohet.

LEXO EDHE: Dy të rinjtë që u qëlluan në Elbasan: S’e dimë nga na erdhi, kur pamë po dilte gjak nga këmbët

Komunikimi po bëhet edhe përmes të afërmve të 71-vjeçarit për ta bindur që të dorëzohet, por deri tani nuk ka asnjë rezultat nga negociatat.

Ngjarja nisi pas një konflikti mes çiftit të bashkëshortëve ky më pas kryefamiljari Zhidru, ka qëlluar drejt forcave të policisë. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!