Ardhja e “Oaktree” nuk ndikon, Marotta: Jemi pranë rinovimit te Lautaro Martinez

schedule14:56 - 27 Maj, 2024

schedule 14:56 - 27 Maj, 2024

Pas nuk arriti dot të shlyejë në kohë detyrimet e prapmbetura, Steven Zhang u detyrua të linte “Zikaltërit” e tij, në duart e “Oaktree”, me këta të fundit që nisin një etapë të re te kampionët në fuqi të Italisë, ku deri më tani emri më i përmendur si Presidenti i ri i klubit është ai i legjendës së mbrojtjes, Javier Zanetti.

Mirëpo, ardhja e “Oaktree”, në krye të bordit duket se ndikuar disi edhe te rinvoimi i “bomberit” të skuadrës, Lautaro Martinez, rinovimi i të cilit ende nuk ka ardhur, mirëpo sipas CEO-s së klubit, Giuseppe Marotta, pronarët e rinj u kanë dhënë siguri dhe se shumë shpejt do të vijë edhe rinovimi me sulmuesin.

“Na është dashur të ngadalësojmë afatet kohore për shkak të ndryshimit të pronësisë, por situata është absolutisht optimiste. Nga të dyja palët ka një dëshirë të madhe për të vazhduar bashkëpunimin dhe ky është një parim që mbron çdo lloj negocimi. Kam folur tashmë me drejtuesit e rinj, idetë janë shumë të qarta dhe jemi të qetë, menaxhmenti është konfirmuar. Ne mund të vazhdojmë të aspirojmë për rezultate të rëndësishme vazhdimisht. Ndërsa shumë shpejt do të vijë edhe rinovimi me Lautaro”,- deklaroi Marotta. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!