Arbitri i ndeshjes: E kuptova direkt ç’i ndodhi Eriksenit, Kjaer dhe mjekët heronj

schedule21:57 - 3 Gusht, 2021

schedule 21:57 - 3 Gusht, 2021

Christian Eriksen ngriu zemrat e miliona njerëzve gjatë EURO 2020, pasi pësoi një arrest kardiak në ndeshjen e Danimarkës me Finlandën. Mesfushori ra në tokë dhe u desh ndihma e mjekëve për të shmangur më të keqen. Arbitri i asaj ndeshjeje, Anthony Taylor, ka rrëfyer momentine rrëzimit të Eriksen dhe shumë gjëra të tjera që ndodhën atë ditë.

“E kuptova menjëherë që kishte problem serioz. Christian ishte vetëm në atë moment. Po shikoja kur ai ra përmbys, mund t’ia shikoja edhe fytyrën. E dija se nuk ishte në rregull që në fillim, për shkak të asaj se si i dukej fytyra dhe për mënyrën se si ra. Kjo ishte ajo që më shqetësoi më shumë”.

 

“Prioriteti im kryesor është siguria e lojtarëve dhe menjëherë kërkova ndihmë mjekësore. Heronjtë e vërtetë atë natën ishin kapiteni danez (Simon Kjaer) dhe mjekët që i bënë CPR dhe debrifilacionin në fillim. Futbolli në ato momente është i parëndësishëm, në fund të fundit ne jemi të gjithë njerëz”.

“Kryesorja ishte që Christian ishte mirë dhe mori ndihmën që i duhej. Pastaj duhet të siguronim lojtarët që ishin në rregull, sikurse edhe pjesa e ekipit tim të arbitrave. Kishim vendosur të pezullonim ndeshjen derisa ta mësonim si ishte Christian”.

 

“Ishte informacioni më i rëndësishëm para se të merrnim një vendim për ndeshjen. Me ekipin tim nuk fola dot, kurse me gruan nuk ndodhi deri në 2-3 orë pas ndeshjes. Kishte kaq shumë gjëra atë ditë. Një nga arbitrat u kishte dërguar mesazhe të gjitha familjarëve tanë, për t’u thënë që të mos shqetësoheshin e se të gjitha ishim mirë. Kishim të bënim me një situatë që të gjithë mund ta shihnin në TV”.

Nuk kam folur me Eriksen personalisht. I dërgova mesazh disa ditë pas incidentit. Fola me Schmeichel para se të largoheshim nga stadiumi pas ndeshjes. Ata kishin folur me të në Facetime dhe unë pata një bisedë me të në lidhje me gjendjen e Christian”, tha për BBC Sport Anthony Taylor, i cili mes të tjerash vuri në dukje edhe faktin që kudo në çdo ndeshje duhet të ketë defribilatorë, për të dhënë ndihmën e duhur në rast se përsëriten incidente të tilla. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!