Arbitër me emër, UEFA përcakton 4 italianë për “drejtimin” e Dinamo Batumi-Tirana

schedule11:56 - 14 Korrik, 2023

schedule 11:56 - 14 Korrik, 2023

Me ndeshjen e parë, të zhvilluar në “Air Albania”, e cila mbaroi me rezultatin e barabartë 1 me 1, mes “bardhebluve” të Tiranës dhe gjeorgjianëve të Dinamo Batumi në fazën e parë kualifikuese të UEFA Champions League, tashmë në ndeshjen e kthimit, djemtë e Orges Shehit do të tentojnë gjithçka për fitore.

Teksa shihet si një përballje tepër e luftua, UEFA i ka dhënë një rëndësis të veçantë, duke ia besuar drejtimin e ndeshjes së kthimit, një arbitri me shumë përvojë, sidomos në elitën e futbollit italian.

Bëhet fjalë për 42-vjeçarin italian, Fabio Maresca, i cli do të shoqërohet nga një treshe arbitrash italianë. Në krahët e fushës do të qëndrojnë Dario Garzellie Giorgio Peretti, ndërsa gjyqtari i 4-rt dotë jetë Matteo Marchetti.

Ndërkaq, Maresca ka arbitruar shumë ndeshje të nivelit të lartë në Itali e jashtë saj, teksa dhe për polemikat e shumta të shkaktuara në Serie A, siç ishte dhe episodi i fundit me tekniku Jose Mourinho, në përballjen Roma-Milan. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!