Bruno Arrabal është një emër i njohur në Superiore. Mesfushori shkatërrues ishte pjesë e Kamzës në sezonet 2017/2019, ndërsa më pas u largua drejt Llapit në IPKO Superligë. Gushtin e vitit të kaluar u transferua në Kuvajt, aty ku firmosi me ekipin e Burgan.
Braziliani është rikthyer sërish në futbollin dardan, teksa ka firmosur me Arbërinë, skuadrën që siguroi ngjitjen në IPKO Superligë dhe sezonin e ardhshëm do të garojë me më të mirët.
Arrabal, i cili aktivizohet edhe në qendër të mbrojtjes, ka firmosur një kontratë njëvjeçare me ekipin nga Lipjani, që bashkë me Besën e Pejës siguruan ngjitjen në elitë.
“Falënderoj Zotin për këtë mundësi që më dha dhe të gjithë personat që u përfshinë në transferimin tim tek Arbëria“, shkruan “luftëtari” i mesfushës në rrjetet sociale. /abcnews.al