Arbër Zaimi: Paratë e ndërtimeve në Shqipëri shkojnë në bankat e huaja

schedule21:55 - 5 Janar, 2021

schedule 21:55 - 5 Janar, 2021

Arbër Zaimi deklaroi se në shumicën e rasteve ndërtimet në Shqipëri bëhen për pastrimin e parave.

Duke marrë ‘ngacmim’ nga deklaratat e analistit Fatos Lubonja, Arbër Zaimi theksoi se investitorët e mëdhenj nuk orientohen apo ndihmohen nga qeveria e Shqipërisë për të bërë investime te sigurta dhe afatgjata që sjellin zhvillim.

Politologu tha se paratë e pista, pastrohen në Shqipëri përmes ndërtimit. Gjithashtu, ai theksoi se siç vijnë në Shqipëri ashtu paratë ashtu edhe dalin duke shkuar në bankat e huaja ofshore, apo në Zvicër.

Nëse i thuhet një investitori futja beton dhe çimento këtu edhe ndërto një kullë të madhe, e cila për mendimin tim është diçka absurde.

 Çfarë na mbetet, vetëm beton. Ndërkohë ato para të cilat shpëlahen përmes këtij betoni, siç vijnë në Shqipëri ashtu edhe dalin duke shkuar në bankat e huaja ofshore, apo në Zvicër. 

Kjo është një ekonomi e dështuar, e cila as nuk ka prodhuar mirëqenia por nuk ka as ndonjë perspektivë zhvillimi. Do vi një moment që ndërtimit do i vij fundi, por përse të na mbetet gjithë kjo katastrofë urbanistike dhe ambientale,” deklaroi Zaimi në emisionin “Refleksione”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!