Me argumentet mbrojtëse të listuara njëri pas tjetrit, me një vetësiguri gati gati bindëse si dhe me ironi me organin e akuzës, Arbër Çekaj i arrestuar për 613 kg kokainë të kapur në Portin e Durrësit në vitin 2018 ka folur para trupit gjykues për akuzat e ngritura ndaj tij.
Sipas të akuzuarit ai nuk ka lidhje me lëndën narkotike të gjetur në kontejner pasi kishte porositur banane. Ai thotë në dëshminë e zbardhur nga abcnews.al se kontejnerët e tij janë kontrolluar fillimisht në portin italian nga forcat e Guardia di Finanza për 5 ditë me radhë dhe në rast se do të kishte lëndë narkotike brenda tyre, ajo do ishte konstatuar. Çekaj shprehet se kompania për të cilën e akuzon organi i akuzës, nuk ka pasur asnjëherë kontratë me të.
Arbër Çekaj thotë se në momentin kur ka dëgjuar se i është bllokuar kontejneri me banane ka prerë biletën për të shkuar në Gjermani ndërsa shprehet se nëse do të ishte trafikant do kishte udhëtuar drejt Kolumbisë, atje ku thotë se drejtohet trafiku i drogës.
Ai e paraqet veten si një njeri me pak të ardhura që ka babanë arsimtar ndërsa jeton në një banesë një dhomë dhe një kuzhinë. Kjo thotë ai, ishte arsyeja që kishte udhëtuar drejt Gjermanisë ku bashkë me të shoqen do të blinin mobilie për shtëpinë e tyre. Ai shprehet se nëse do të ishte trafikant i madh droge do të merrte linjën direkte, pa përdorur tranzit përmes Kosovës. E quan veten një njeri të mirë, besimtar dhe familjar të rregullt, ndërsa vartësit e tij në kompaninë e tregtimit të bananve Arbi Garden i quan kolegë pasi thotë se nuk është skllavo-pronar.
“Kam punuar me të vetmen kompani. Kam edhe një dokument zyrtar që thotë në përgjigje të kërkesës suaj tregon të gjitha doganimet dhe zhdoganimet që ka kryer kompania . Dhe tregon që kompania e Arbër Çekajt nuk kanë kontaktuar kurrë me CFS Banakon. Kam porositur vetëm në dy kompani. As unë as kolegët e mi nuk kemi kontaktuar me asnjë kompani tjetër. Për ata që më akuzon organi i akuzës unë nuk kam folur kurrë për porositjen e frutave. Te Banakon bëhet edhe kontrolli nga policia. Jam informuar pas ngjarjes. Këtu kam të shkruar edhe një dokument zyrtar e keni edhe në dosje. Nuk e di çfarë kishte ndonjë gjë interesante aty për t’u shkruar.
Unë kam edhe kontratë zyrtare në gjithën angleze që thotë që kompania ime Bakotta, shet vetëm banane. Organit të akuzës i lejohet të gënjejë, nuk nuk e kam këtë luks sepse këtu është jeta ime. Në asnjë dokument zyrtar, fatura, pagesa bankare nuk rezulton që unë dhe kompania ime të kemi kontakt me kompaninë që më akuzon organi i akuzës. Me kompaninë Quindeks kam punuar 52 javë dhe çdo gjë është e dokumentuar. Babai im nuk ka anije, është një arsimtar i varfër në këtë vend. CMA-CGM është përgjegjëse për transportin e frutave në det. Këtu nuk mund ta ndryshojë askush. Në kontratë përcaktohet qartë lloji i mallit. Kurrë në jetë nuk më thotë mua që më datë 2 të vitit 2018 unë ta jap një kontejner ty. Ndahet edhe tipi i kontejnerëve. Edhe ata janë të ndryshëm. Duke u nisur që nga transporti tokësor. Kontejnerët dhe gjithçka është përgjegjësi e CGA-CGM. Ne nuk i përzgjedhim vetë. Në javën e dytë të vitit 2018 sasia e bananeve që kisha porositur, e kam edhe me faturë, 2160 arka dhe çmimi, 19244 dollarë. Këtu është edhe sigla e Bakotës. Askund nuk shkruhet numri i anijes apo emri i marinarit.
Në javën e dytë të vitit 2018 sasia që kisha porositur sipas kontratës vjetore janë kontrolluar edhe në portin e Livornos në Itali. Kontrolli ka qenë fizik dhe ka zgjatur 5 ditë. Unë nuk e kuptoj një njeri në botë dhe ka futur drogë në kontejner. Është kontrolluar 5 ditë nga Guardia di Finanza dhe unë them që qenkan budallenj italianët nuk e shohin. Nuk kam pasur dijeni për drogën. Fatura e këtij kontrolli është bërë, 7500 euro. Zoti më ka dhënë një dritë jeshile, si besimtar, si njeri dhe familjar i rregullt. Unë do thosha e gjetën drogën, ik. Çfarë të duhen frutat, mund të ikja. Kam qenë në Gjermani. Kam marrë avionin dhe do shkojnë në Kolumbi te grupet kriminale . Por erdha në Shqipëri. Edhe një fukarai nëse është në faj nuk i intereson paraja para lirisë. Nëse droga do ishte e imja do organizoja edhe futjen e saj në Shqipëri. Do të thotë e futa drogën në Kolumbi. Tani duhet ta sjell edhe në Shqipëri. Unë lashë milionat e eurove këtu dhe ika në Gjermani për të blerë mobilie.
Kjo nuk ka sens. Nëse droga do ishte e imja unë do korruptojë policët, duhet të siguroja mjetet prerëse për kontejnerët. Si do e nxirrja drogën. Erdhi zjarrfikësja. Ku do bëheshin këto. Prokurori kishte kohë sa të dojë. Duhet të formoja grupin e armatosur. Këtu për 3 kg hashash të vrasin 3 vetë, milion euro si të ika unë në Gjermani dhe t’ia jepja 20 vjecarit. Duhet t’i merrja të gjithë vrasësit e Ballkanit të ruaja drogën, si të ikja në Gjermani e të lija qindra miliona euro/ Si do ia jepja unë grupit lekët. Mua do më vrisnin. Unë nuk jam nga Gjirokastra, nuk jam kurnac (dikush në sallë qesh). Nuk kam parë kriminel në rruzullin tokësor që ta marrë gruan për 200 euro biletë të marrë gruan të shkojë nga Kosova. E keni të dokumentuar edhe në gjuhën gjermane. Unë trafikanti më i madh në botë ika në Gjermani për blerë disa mobilie. Droga nuk ka qenë as e prindërve të mi, as e babait tim, as e Donaldo Lushajt me shtëpi me qira. Droga duhet të lihej dhe të mos dekonsirohej operacioni. Të gjitha rrethanat tregojnë se ne po prisnim vetëm fruta. Çdo kontejner i Arbër Çekajt është kontrolluar.
Aty po prisnin të shkarkoheshin vetëm fruta. Destinacioni i parë patjetër ishte patjetër magazina sepse do të shkarkoheshin bananet sepse nuk mund të hiqen çorapet pa hequr këpucët. Solli disa zjarrfikës të lodhur për hapur kontejnerin. Droga nuk është e imja dhe për të kuptuar këtë nuk ka nevojë të jesh me arsm të lartë. Ata arrestuan një pronar frutash për drogën. Të ishte droga në banane, duhet të arrestohej ndonjë mësues në Leskovik, nuk e di. Unë edhe pse në burg pa faj jam krenar me familjen time. Kam peng që kam punuar nga 20 orë në ditë, unë një trafikant i madh që la pas dore familjen time. Duke punuar 20 orë, si ka mundësi se në psikologji thotë se njerëzit me koficentë të lartë përdorin deri 12% të trurit, unë kam përmendur 50%, unë qenkam Anjshtani, shyqyr që më ka Shqipëri. I keni mesazhet e gruas që thotë shpirt hajde ikim këtu e atje. Unë e paskam përdorur trurin 50%. Edhe pse në burg pa faj jam krenar për babain tim që po lufton si luani mes të hienave që po vazhdon aktivitetin tonë financiar në mes të sulmeve. Sot një njeri që i ka bërë të mira këtij vendi po vuan. I thonë, ti je kulak sepse organi i akuzës e ka bërë të tillë. Organi i akuzës godet familjen time si në kohën e diktaturës. Forca pa të drejtë është barbari. Shteti nuk mund dhe nuk duhet të ekzistojë pa të drejtën. Shteti duhet të japë të drejtën. Unë nuk po kërkoj mëshirë. Po kërkoj vetëm të lexohet dosja. Është një shprehje amerikane: Lexo ligjin, lexo ligjin dhe lexoje prapë ligjin. Lexojeni tre herë ligjin. Sot babai është 72-vjeç dhe po mundohet të shpëtojë atë që ka ngelur. Nëse ju gjeni një chat, një foto më jepni sa të doni”, thotë Çekaj.
Donaldo Lushaj, Armando Pezaku dhe Çekaj dyshohet se kanë siguruar transportin nga Kolumbia në Portin e Durrësit për ta kaluar më pas në tregun Europian./m.v. abcnews.al