Arbër Ademi: BDI është ilaç për të gjitha partitë në vend

schedule17:49 - 30 Gusht, 2020

schedule 17:49 - 30 Gusht, 2020

Prej disa ditësh në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet debati për votimin e koalicionin LSDM-BDI.

Deputetët e opozitës shqiptare vazhdojnë t’i qendrojnë mendimit të tyre se nuk e mbështesin idenë e zgjedhjes së një kryeministri shqiptarë.

Megjithatë, deputeti Arbër Ademi nga BDI i është përgjigjur opozitës gjatë debatit në Kuvend me këto fjalë: “E kuptoj këtë qasje, por është e gabuar. Qasjen të cilën ju si parti politike dhe asnjëherë personalisht, po si parti politike e keni protezhuar pas konstatimit të humbjes në teren, dhe këtë e bëni për dy arsye, së pari: t’i shmangeni përgjegjësisë politike nga krerët e partive politike që jeni në koalicion para strukturave dhe anëtarësisë se vet, publikisht keni deklaruar se po ti humbim zgjedhjet ne do të deponojmë dorëheqje. Ti shmangeni nën 1 përgjegjësisë dhe nën 2 duke kontestuar rezultatin zgjedhor ju keni dashur që ti legjitimoni veprimet e juaja që si humbës të bëheni pjesë e qeverisë duke u endur korridoreve tek partitë politike maqedonase”.

Gjithashtu, më tej Ademi ka theksuar se BDI vazhdon të jet ilaç për çdo parti politike opozitare duke përfshi edhe ato shqiptare dhe maqedonase./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!