Arben Vitia: As unë e as Vetëvendosja nuk jemi të zhgënjyer nga rezultati

schedule21:53 - 17 Tetor, 2021

schedule 21:53 - 17 Tetor, 2021

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, ka thënë se ai dhe partia e tij nuk shprehin zhgënjim nga rezultatet e deritanishme.

Vitia për RTV Dukagjini tha se meqenëse janë të parët, nuk ka vend për zhgënjim. “Në asnjë moment nuk jam i zhgënjyer as unë as Lëvizja Vetëvendosje. Deri tani ne prijmë dukshëm nga kandidatët e tjerë. Nuk ka asnjë arsye për zhgënjim”, ka thënë ai.

Më tej, ai ka përuruar institucionet dhe qytetarët për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

“Deri tani me 30 për qind nuk mund të themi nëse kemi fituar. E rëndësishme është që sot ka pasë një proces demokratik. Mendoj që përmbi të gjitha ka fitu demokracia. Kur i kemi të gjitha rezultatet nga terreni, ne do dalim me to. Mund ta kenë lakmi edhe rajoni. Nuk ka pasë asnjë ekses të vetëm”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

Nga rezultati i fundit sipas të dhënave nga Komisioni Qëndro i Zgjedhjeve në Prishtinë prin Arben Vitia me 42,67%, Përparim Rama i LDK me 30,37%, ndjekur nga Uran Ismaili i PDK me 20,41%. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!