Një histori sa e vështirë, por edhe motivuese është ajo e Arben Shpatës nga Kukësi. Në një intervistë në “Abc e Mëngjesit”, në ABC News ai rrëfeu historinë e jetës së tij, të cilën e ka sjellë edhe me një libër.
Librin të cilin e ka titulluar, “Gjithçka është e mundur”.
“Jam larguar me gomone nga Vlora. Në vitin që jam larguar unë në ’99 nuk kishte asnjë shpresë për të ardhmen. Nuk kishe shpresë për jetë. Të gjithë shqiptarët ishin me mendimin për t’u larguar në Evropë për një jetë më mirë. Jemi shtatë vëllezër dhe dy motra, një familje e madhe”, u shpreh.
Më tej rrëfeu se udhëtimi ka qenë shumë i frikshëm dhe se jeta në një shtet tjetër ka pasur sfida të mëdha.
“Ka qenë shumë e vështirë, nuk din gjuhën, nuk njeh asgjë. Ka qenë një fillim shumë i vështirë,. Italia ka qenë shumë e modernizume në atë kohë…Fillimisht i vendosa në Romë sepse kisha një vëlla tjetër aty. Ka qenë shumë problem kemi shkuar edhe në Kisha për t’u ushqyer. Jetë e vështirë…Kam bërë nga të gjitha llojet e punës…”, tha më tej ai.
/abcnews.al/

